Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda një dite kanë ndodhur 57 aksidente trafiku.
Fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka përfunduar me fatalitet, ndërsa 17 aksidente kanë ndodhur me të lënduar si dhe 40 aksidente të tjera kanë ndodhur me dëme materiale.
Gjithashtu brenda këtyre 24 orëve, policia ka gjobitur 2 mijë drejtues të automjeteve të cilët nuk kanë respektuar ligjin në trafik.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit PK-ja ka arrestuar 27 persona, ku 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe dy të tjerë në vuajtje të dënimit.