Mbi 30 mijë analfabetë në Kosovë

0
41

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK)  ka publikuar rezultatet e para përfundimtare, nga Regjistrimi i Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave në Kosovë.

Sipas rezultateve të ASK-së del se numri i përgjithshëm i popullsisë analfabete, është 30 mijë e 902 banorë. Ndërkaq në vitin 2011 numri i popullsisë analfabete ishte dhe më i lartë, 55 mijë e  001.  

Popullsia pa arsim formal/ pa nivel të përfunduar të arsimimit që dinë shkrim-lexim janë  24 mijë 408 banorë. E që është dukshëm më i vogël se në vitin 2011, ku ishin 82 mijë e  188.

Ndërkaq po ashtu sipas të dhënave të ASK-së  janë 233 mijë e e 559 banorë të cilët kanë përfunduar arsimin e lartë. Ndërkaq  me arsim të mesëm të lartë  të përfunduar janë janë 475 mijë e 809 banorë

Popullsia me arsim të mesëm të ulët të përfunduar janë  389 mijë e  030 e që është numër më i vogël se sa në vitin 2011, ku numri i personave që kishin përfunduar arsimin e mesëm të ulët ishte 501 mijë e 617 banorë.

Popullsia me arsim fillor të përfunduar është 186 mijë e 020 banorë. Ndërkaq në vitin 2011 numri i banorëve me arsim fillor të përfunduar ishte 245 552./Indeksonline/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here