Mbi 2400 gjoba dhe 52 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë – një me fatalitet

0
44

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Vetëm në 24-orëshin e fundit janë shënuar rreth 2 mijë e 412 gjoba trafiku të shqiptuara nga Policia e Kosovës.

Siç bëhet e ditur në raportin policor, gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 52 aksidente, prej të cilave 19 me të lënduar e 32 me dëme materiale, kurse një me fatalitet.

Policia njoftoi se janë arrestuar po ashtu 13 persona, 7 janë dërguar në mbajtje, dhe 2 në vuajtje të dënimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here