Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2185 gjoba në trafik, në kuadër të masave për sigurinë rrugore, shkruan 04 Online.
Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe janë regjistruar disa aksidente, ku 12 prej tyre kanë rezultuar me lëndime, ndërsa 34 aksidente kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Po ashtu, policia ka njoftuar për 11 persona të arrestuar, ndërkohë që 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje.
Autoritetet vazhdojnë të apelojnë për kujdes dhe respektim të rregullave të trafikut për të shmangur aksidentet dhe shkeljet ligjore./04 Online