Mbi 2000 gjoba të shqiptuara në 24 orët e fundit nga Policia e Kosovës

0
51

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi gjendjen e sigurisë rrugore dhe veprimet e ndërmarra.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit ka ndodhur një aksident me fatalitet, 19 aksidente me të lënduar dhe 30 aksidente me dëme materiale, shkruan 04 Online.

Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2061 tiketa trafiku për shkelje të rregullave në komunikacion.

Gjatë këtij intervali kohor, policia ka arrestuar 22 persona, prej të cilëve 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk ka pasur asnjë person në ndalim policor apo në vuajtje të dënimit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here