Policia e Kosovës ka publikuar statistikat ditore të së premtes, ku vërehet një numër i lartë i shkeljeve në trafik dhe ngjarjeve të tjera, shkruan 04 Online.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shqiptuar gjithsej 2,137 gjoba trafiku, si pasojë e shkeljeve të ndryshme të rregullave rrugore.
Në të njëjtën periudhë janë regjistruar 59 aksidente trafiku, prej tyre 24 me të lënduar, ndërsa 35 vetëm me dëme materiale.
Po ashtu, Policia ka arrestuar 28 persona, nga të cilët 13 janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë dërguar për vuajtje të dënimit./04 Online