Mbi 2 mijë gjoba për 24 orë në Kosovë, dhjetëra aksidente të raportuara

0
69

Mosrespektimi i rregullave të komunikacionit vazhdon të mbetet një ndër shkaqet kryesore të aksidenteve të shumta që ndodhin çdo ditë në vend. Si masë parandaluese, autoritetet po vazhdojnë me shqiptimin e gjobave ndaj shkelësve të rregullave në trafik.

Sipas statistikave zyrtare, mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në Kosovë. Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka bërë të ditur se janë shqiptuar gjithsej 2,132 gjoba për kundërvajtje në trafik.

Gjatë së njëjtës periudhë, nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Megjithatë, janë evidentuar 27 aksidente me persona të lënduar, si dhe 33 të tjera që kanë përfunduar vetëm me dëme materiale.

Sa i përket sigurisë publike, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 16 persona. Prej tyre, 11 janë dërguar në mbajtje, ndërsa nuk është raportuar për persona në ndalim policor. Ndërkohë, 3 persona janë aktualisht në vuajtje të dënimit./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here