Mbi 2 mijë gjoba në trafik në 24 orët e fundit në Kosovë

0
58

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e fundit mbi gjendjen e sigurisë në trafik dhe veprimet e ndërmarra gjatë 24 orëve të fundit, shkruan 04 Online.

Sipas të dhënave zyrtare, është regjistruar një aksident trafiku me fatalitet, ndërsa 20 persona kanë mbetur të lënduar në aksidente të ndryshme.

Po ashtu, janë raportuar 16 aksidente me dëme materiale, ndërsa Policia ka shqiptuar një numër të lartë gjobash për shkelje të rregullave të komunikacionit – 2,085 tiketa trafiku.

Në aspektin e rendit dhe sigurisë, 9 persona janë arrestuar, 6 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 1 person ka nisur vuajtjen e dënimit. /04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here