Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë regjistruar 50 aksidente trafiku, prej të cilave 17 me persona të lënduar dhe 33 vetëm me dëme materiale.
Autoritetet kanë bërë të ditur se në të njëjtin interval kohor janë shqiptuar 2,389 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.
Po ashtu, 44 persona janë arrestuar, 26 janë dërguar në mbajtje, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në vuajtje të dënimit.













































