Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku dhe 67 aksidente gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

0
32

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. E një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat në trafik, shkruan Gazeta Sinjali.

Statistikat tregojnë se mijëra gjoba shqiptohen çdo ditë në vendin tonë.

Policia ka bërë të ditur se se 1 mijë e 466 gjoba janë shqiptuar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë.

Gjatë këtyre 24-orëve, janë raportuar gjithsejt 67 aksidente, 2 prej tyre me fatalitet, 27 prej tyre me persona të lënduar, ndërsa 38 vetëm me dëme materiale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here