Hidroregjioni Jugor në Prizren ka njoftuar se për shkak të defektit i cili është shkaktuar nga ana e firmës “Eskavatori” në gypin Ø400mm, në magjistralen Prizren – Prevallë pa furnizim të ujit kanë mbetur disa lagje.
Siç thuhet në njoftim, pjesërisht lagjja Ortakoll ka mbetur pa ujë të pijes, lagjja “Bajram Curri”, “Jeta e Re” dhe lagjja “Arbana”./04 Online