Mbështetini këmbët në mur çdo ditë dhe trupi juaj do t’ju falënderojë!
Ky ushtrim do të ndikojë në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut në trup, do t’ju qetësojë nyjat, do të zvogëlojë shtypjen dhe do t’i pengoni inflamacionet në të ardhmen.
Disa ushtrime janë shumë më të lehta se sa duken, mirëpo edhe ato më të thjeshtat siç janë thjesht ngritja e këmbëve të mbështetura në mur mund të ndryshojë gjendjen tuaj fizike. Nëse çdo ditë praktikoni këtë do të vëreni disa ndryshime. Ky ushtrim do të ndikojë në qarkullimin e përgjithshëm të gjakut në trup, do t’ju qetësojë nyjat, do të zvogëlojë shtypjen dhe do t’i pengoni inflamacionet në të ardhmen.
Do të ndieni lehtësim të vështirësive të cilat mund t’i keni vënë re pas lindjes. Në këtë mënyrë muskujt do t’ju qetësohen dhe do të zvogëlohet ndjenja e dhimbjes. I gjithë trupi do të jetë i relaksuar, por do të ndikojë edhe në rregullimin e hormoneve në trup.
Do të liroheni nga tensionet e grumbulluara në muskuj dhe do të flini gjumë më mirë. Muskujt e këmbëve shpesh janë nën ngarkesën më të madhe nga të gjithë muskujt e trupit. Kështu do të qetësoni muskujt dhe do të zvogëloni dhembjen në pjesën e poshtme të shpinës. Këtë ushtrim nuk duhet ta praktikoni nëse keni ndonjë problem me qafën. Më mirë është që para se të filloni, të këshilloheni me mjekun.