Edhe pse këtë sezon nuk arriti ta realizojë ëndrrën e tij me Real Madridin, Kylian Mbappé tregoi klas dhe sportivitet. Pas triumfit historik të PSG-së në Ligën e Kampionëve, sulmuesi francez reagoi me një mesazh urimi për ish-klubin e tij, shkruan 04 Online.
“Dita e madhe më në fund ka mbërritur, super fitore dhe me mënyrën e të gjithë klubit. Urime PSG-së”, shkroi Mbappé në një story në Instagram, duke lënë pas përplasjet dhe tensionet e së kaluarës.
Ai kishte lënë PSG-në verën e kaluar për të ndjekur trofeun në Madrid, por ironikisht, ishte pikërisht Parisi që e preku majën pa të. Urimi i tij u vlerësua gjerësisht si një veprim me shumë klas./04 Online