Mbappe shkëlqen, Real Madridi bindës ndaj Real Oviedos

0
86

Real Madridi ka vazhduar me formën perfekte në fillim të sezonit të ri të La Ligas, duke shënuar fitoren e dytë radhazi. “Los Blancos” triumfuan bindshëm 0:3 në udhëtim ndaj Real Oviedos, në ndeshjen e javës së dytë, shkruan 04 Online.

Ylli francez, Kylian Mbappe, ishte protagonist absolut i madrilenëve. Ai hapi serinë e golave me një realizim të shkëlqyer, duke kaluar ekipin e Alonsos në epërsi. Në minutën e 83-të, Mbappe e dyfishoi avantazhin pas një asisti perfekt nga Vinicius Junior. Pikërisht braziliani vulosi rezultatin final 0:3 në minutat shtesë, duke i dhënë madrilenëve tri pikë të merituara.

Pas dy xhirove të para, Real Madridi ka pikët e plota, njëjtë sikurse Barcelona dhe Villarreal, që kryesojnë renditjen e La Ligas. Madrilenët treguan se janë të gatshëm për një tjetër garë të fortë për titull./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here