“Mbappe na lodhi! Njeri pa klas, kujton se është bosi i PSG-së”

0
192

Luftë e ftohtë mes PSG-së dhe Kylian Mbappe. Kampionët e Francës e vendosën sulmuesin në qendër të videos reklamuese për fushatën e abonimeve për sezonin 2023/2024.

Mbappe nuk e priti aspak mirë këtë gjë dhe reagoi ashpër ndaj klubit për përdorimin e imazhit të tij në video, që më pas u fshi nga PSG.

Sapo pashë fushatën e klubit për biletat e sezonit 2023/24 dhe dua të theksoj se në asnjë moment nuk kam qenë i informuar për përmbajtjen e videos.

Nuk jam aspak dakord me videon që është postuar, sepse për këtë arsye unë kam luftuar për të drejtat e imazhit. PSG është një klub i madh, por nuk bëhet fjalë për Kylian Saint-Germain”, shkroi 24-vjeçari në rrjetet sociale.

Në lidhje me shpërthimin e tij reagoi edhe Christophe Dugarry, ish-sulmuesi i kombëtares franceze. “Mjaft, jam lodhur nga gjithë kjo ndjeshmëri. E vendosim në qendër të komunikimit, marketingut, në qendër të gjithçkaje…

Dakord, PSG duhet ta kishte lajmëruar në lidhje me videon. Por a mendoni se ia vlen të shkruash një mesazh në rrjetet sociale për të bërë publike gjëra në lidhje me klubin tuaj?

Mbappe mund të telefononte drejtorin e komunikimit, menaxherin e tij dhe ta zgjidhte këtë problem brenda familjes së PSG-së. E turpshme, ai djalë ka zero klas. Nuk bëhen gjërat me këtë mënyrë që zgjedh Mbappe.

Boll me këtë ego të djemve të rinj. Përfitojnë rroga të çmendura, por në fushë po munden nga ndeshja në ndeshje. Mbappe dëshiron të kujdeset për gjithçka, madje edhe për drejtorin sportiv dhe shokët e skuadrës…

Mjaft! Ai vetëm duhet të luajë futboll, kaq”, u shpreh Dugarry për RMC Sport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here