Sulmuesi Kylian Mbappe është lënë jashtë skuadrës së Francës për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve, pavarësisht se është kthyer nga lëndimi këtë javë.
Sulmuesi i Real Madridit nuk luajti në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit të dielën për shkak të lëndimi në kofshë, por u paraqit në humbjen befasuese 1:0 nga Lille në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
Pavarësisht rikuperimit, seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps, nuk e ka përfshirë 25-vjeçarin për ndeshjet kundër Izraelit dhe Belgjikës.
“Kam pasur një bisedë me Mbappen. Ai ka një problem që nuk është serioz. Unë nuk do të rrezikoj, prandaj ai nuk është në skuadër”, u tha Deschamps gazetarëve në Paris.
Mbappe ka shënuar shtatë gola në dhjetë paraqitje që kur iu bashkua Real Madridit në verë.
Franca më 10 tetor përballet me Izraelin në Budapest, kurse ndaj Belgjikës më 14 tetor bë Bruksel.
Franca është në vendin e dytë në Grupin 2 të Ligës A të Ligës së Kombeve me tre pikë, ndërsa Italia është në krye me gjashtë pikë.