Faqja zyrtare e La Ligës ka publikuar në Instagram renditjen e golashënuesve më të mirë të sezonit, ku në krye qëndron Kylian Mbappé me 19 gola të realizuar deri më tani. Pas tij, vëmendje të veçantë ka marrë edhe sulmuesi kosovar Vedat Muriqi, i cili numëron 14 gola, falë hat-trick-ut spektakolar të shënuar ndaj Athletic Bilbaos në ndeshjen e fundit.
Forma e dy sulmuesve ka qenë mbresëlënëse këtë edicion, duke i shndërruar ata në protagonistë kryesorë të kampionatit spanjoll. Mbappé po vazhdon të dominojë La Ligën me efikasitetin dhe ritmin e lartë të shënimit, ndërsa Muriqi po konfirmohet si pika kyçe e Mallorcas në repartin ofensiv.
Hat-trick-u i fundit e ka vendosur Muriqin në qendër të vëmendjes së opinionit sportiv, duke dëshmuar se ai është ndër sulmuesit më të rrezikshëm dhe më të qëndrueshëm të sezonit në La Liga./04 Online














































