Kylian Mbappé po vazhdon të shkruajë historinë me fanellën e Francës. Sulmuesi i Real Madridit ishte protagonist në fitoren 2:1 ndaj Islandës, ku shënoi nga penalltia dhe asistoi për Barcola, shkruan 04 Online.
Me këtë gol, 26-vjeçari arriti kuotën e 52 golave për “Les Bleus”, duke e kaluar legjendën Thierry Henry në listën e golashënuesve më të mirë të kombëtares. Tani, para tij qëndron vetëm Olivier Giroud me 57 gola, një shifër që Mbappé pritet ta tejkalojë shpejt, duke pasur parasysh formën dhe moshën e tij të re./04 Online