Kylian Mbappe pritet të mungojë tri javë për shkak të lëndmit që e mori mbrëmë në ndeshjen ndaj Deportivo Alaves.
Sulmuesi i Kombëtares së Francës pësoi një lëndim në fitoren e Real Madridit 3:2 ndaj Alavesit në La Liga, shkruan Indeksonline
Lajmin e konfirmoi skuadra e Realit dhe tashmë është mësuar se futbollisti mungon në tri ndeshje tejet të rëndësishme.
Ndaj Atletico Madrid, Lille dhe Valladolidit.
Por, sulmuesi francez pritet të rikthehet në “El Clasico” për ndeshjen ndaj Barcelonës që zhvillohet në tetor.