Ish-sulmuesi francez, Nicolas Anelka, beson se Kylian Mbappe do të largohet nga Paris Saint-Germain në verë për t’iu bashkuar Real Madridit.
Kontrata e Mbappes me PSG-në vlen deri në qershor, dhe nuk kanë arritur marrëveshje për të rinovuar dhe kështu, francezi pritet të bëhet agjent i lirë në korrik.
Destinacioni i Mbappes duket Real Madridi, me të cilën skuadër Mbappe do të përballen në Ligën e Kampionëve pas pak ditësh.
“Do të jetë një lojë speciale”, tha Anelka për ‘MARCA’.
“Të gjithë thonë se ai do të shkojë në Real Madrid. Dhe a do të dojë ai të bëjë një ndryshim për të treguar saktësisht se mund të luajë në Madrid?. Është e mundur që ai dëshiron të fitojë për të lënë PSG-në me stil përpara se të shkojë në Madrid, por e vërteta është se unë nuk e di se çfarë po ndodh në kokën e tij. Ajo që mund të them është se në përgjithësi kur një lojtar dëshiron të largohet me transferim të lirë, nuk e rinovon kontratën. Unë mendoj se ai do të jetë në Madrid vitin e ardhshëm”.
Anelka vazhdoi të analizojë ndeshjen e ardhshme dhe të shpjegojë pse Real Madrid mund të ketë avantazh ndaj skuadrës së Ligue 1.
“Është një finale e hershme, mund të jetë”, shtoi Anelka.
“Dy skuadra të mëdha, dy klube të mëdha. Unë i jap Real Madridit një avantazh të vogël sepse ata kanë më shumë përvojë”, është shprehur Anelka. /Gazeta Express