Kylian Mbappé ishte protagonist absolut në ndeshjen vendimtare të Francës ndaj Ukrainës, duke siguruar kualifikimin e ekipit të tij për Kampionatin Botëror të verës së ardhshme.
Sulmuesi francez shënoi dy gola në pjesën e dytë dhe dha një asist për Hugo Ekitike, i cili vulosi fitoren e thellë. Goli i parë erdhi në minutën e 55-të për epërsinë 1-0, ndërsa goli i dytë në minutën e 83-të për të çuar rezultatin në 3-0. Asistimi për Ekitike u realizua në minutën e 88-të.
Dueli përfundoi 4-0, me Mbappé që udhëhoqi “Les Bleus” drejt një triumfi të thellë dhe biletës për në Botëror.
Forma e tij mbetet e jashtëzakonshme: vetëm në nëntor, sulmuesi i Real Madridit ka shënuar 23 gola për klubin dhe përfaqësuesen, duke konfirmuar se sezoni aktual është një nga më të mirët në karrierën e tij.














































