Mbante anën e Kiarës, stilisti Niko Komani zbulon situatën e sikletshme që i ka ndodhur gjatë BBVA2

0
267

Stilisti Niko Komani i ftuar në një program televiziv foli mbi temën e bullizimit.

Duke folur mbi temën nëse duhet mbyllur aplikacioni TikTok, ai shprehet se gjatë Big Brother-it të vjetshëm, ka marrë shumë kërcënime pasi mbështeste Kiarën dhe Luizin në këtë aplikacion.

Sipas tij edhe pse ka 12 vite karrierë mbi shpatulla shumë njerëz e njohën Nikon, vetëm për shkak të komenteve të tij që bënte për Big Brother.

Niko Komani: Në Big Brother vjet unë mbaja anën e Kiarës dhe Luizit, kishte pafund njerëz që dinin ku jetoja, kishin fotografuar ballkonin tim, shtëpinë time, haja kërcënime, më merrnin nëpër telefon. Atëherë  nuk isha në dijeni, në TikTok cilët personazhe merreshin me Big Brother, pra rashë në kurth jo, por pata disa debate me disa persona që ju dukej absurde që një stilist merrej me Big Brother, pra bullizohet, bullizohet, por mendoj që nuk e ka fajin aplikacioni sesa e ke fajin ti që merresh apo se sa i fortë je ti që merresh me atë aplikacion. Mua nuk më ka ndikuar kjo gjë.

Moderatori: Pse mund të bulëzohet një si Niko?

Niko Komani: Unë kam 12 vite karrierë në kurrizin tim dhe për disa u njoha gjatë Big Brother dhe është turp, por…

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here