Mbahet seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit

0
293

Me datë 08.03.2022 është mbajtur Komiteti për Politikë dhe Financa i thirrur nga kryesuesja, Antigona Bytyqi.

Pas diskutimeve përmbajtësore nga anëtarët e KPF-së u propozua ky rend dite për seancën e rregullt të Kuvendit të Komunës së Prizrenit:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rendit të Ditës;
  2. Pyetjet e kuvendarëve dhe ngritja e çështjeve të ndryshme;
  3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për miratimin e draft-planit të punës së Kuvendit të Komunës për vitin 2022;
  4. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për formimin e Komisionit për përzgjedhjen e tre (3) anëtarëve të Këshillit nga banorët e fshatit Zym i Hasit.
  5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen dhe delegimin e përfaqësuesve nga ekzekutivi dhe Kuvendi i Komunës në Asociacionin e Komunave të Kosovës;
  6. Informatë rreth raportit financiar të realizimit të buxhetit të komunës së Prizrenit, për vitin 2021;
  7. Informatë rreth Planit të punës së Zyrës së Prokurimit për vitin fiskal 2022;
  8. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete;
  9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
    Sot me datën 10.03.2022 është mbajtur seanca e rregullt e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. Në këtë mbledhje janë bërë diskutime konstruktive mes anëtarëve të kuvendit dhe ekzekutivit, poashtu janë drejtuar kërkesa të ndryshme ndaj drejtorive nga kuvendarët të cilët kanë shprehur kërkesat e qytetarëve të Komunës së Prizrenit.
    Në seancë nga pikat e rendit të ditës janë miratuar të gjitha pikat e listuara më sipër, përpos pikes 8; “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për zgjedhjen e Nënkryetarit të Komunës për Komunitete” e cila është hequr nga rendi i ditës me votimin e shumicës së anëtarëve të Kuvendit të Komunës.
    Poashtu në këtë seancë janë shtuar dy pika në rendin e ditës të propozuara nga kuvendarët; “Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit per formimin e Komisionit Përzgjedhës” për drejtorinë e arsimit dhe “Formimi dhe Emërimi i anëtarëve të komitetit për arsim”. Të dyja pikat janë miratuar me shumicë të votave të kuvendarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here