Në rubrikën “Trotuar” të emisionit “E Diell”, ish-banorja e Big Brother VIP Albania, Edisa Demollari, ka komentuar marrëdhënien mes Brikenës dhe Mateos, si dhe aludimet që e lidhin atë me këtë të fundit, shkruan 04 Online.
Ajo u shpreh kritike ndaj situatave të krijuara në shtëpi, duke theksuar: “Unë si vajzë, nuk do doja kurrë që një djalë që përmend të shkuarën e një vajze në publik të shkojë në finale,” tha ajo.
Duke folur për raportin mes dy banorëve, Demollari deklaroi: “Nuk e di se si e bëri Brikena dasmën sepse ai e nxori atë mashtruese. Mendoj që ata e kanë lojë, një lojë që është luajtur bukur.”
Ajo shtoi se shumë situata i kishte parashikuar më herët: “Unë kam vënë bast aty brenda dhe thoja që nëse ata nuk puthen në atë nominim do puthen te tjetri dhe gjithmonë më kanë dalë bastet, kështu që ishin shumë të parashikuar për mua të them të drejtën.”
Ndërkohë, Demollari mohoi kategorikisht çdo lidhje me Mateon, duke u distancuar nga thashethemet: “Dua të distancohem totalisht nga Mateo. Nuk njihemi fare nga jashtë. Kam 16 vite që jam shkëputur nga Elbasani,” u shpreh ajo.
Në fund, ajo reagoi edhe ndaj akuzave për xhelozi: “Mendoj që sulmin ndaj Brikenës donin vetë ata ta interpretonin si xhelozi… Ju lutem, hera e parë dhe e fundit që e them këtë.”./04 Online














































