Përbërësit:
Një lugë çaji kos
Një lugë çaji qumësht pluhur
1/2 lugë çaji niseshte
1/2 lugë çaji miell
disa pika limon
Përzieni të gjithë përbërësit deri sa të përftoni një brumë të butë. Më pas masën e përfituar e përhapni në fytyrë dhe lëreni deri sa të thahet për rreth 15 minuta. Lajeni fytyrën me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë.