Maskë me verë të kuqe kundër rrudhave

0
34

Është koha për t’u marrë me veten, është koha kur dielli shndrit dhe shkakton të nxehtë të padurueshëm, ndaj secili duhet të merret më shumë me veten.

E sidomos moshat mbi 30 vjeç. Të cilat edhe këshillohen për këtë maskë të dobishme që gjeni më poshtë, një maskë me verë të kuqe.

Kjo maskë është e rekomandueshme të përdoret nga mosha 30 e sipër.

Efektet e kësaj maske janë padyshim shumë frytdhënëse, pasi përbërësit e kësaj maske tonifikojnë lëkurën, duke e shtrënguar atë dhe duke i dhënë një pamje më rinore, vë në dukje noa.al. Gjithashtu kjo maskë jep dhe efekte të tjera si siguron zbutjen e lëkurës dhe qetëson atë.

Kujdes! Për të ruajtur polyphenols në verën e kuqe ju duhet ta mbani shishen e mbyllur. Kur vera e kuqe vjen në kontakt me ajrin (oksigjenin) ajo fillon procesin e oksidimit duke e lënë verën pa shije dhe joefektive për kujdesin e lëkurës tuaj.

Përbërësit:

1 e bardh e vezës

3 lugë verë të kuqe

1 lugë mjaltë organik

Përgatitja:

Përzini të bardhën e vezës, verën e kuqe dhe mjaltin derisa të formohet një masë homogjene. Përhapeni butësisht dhe në mënyrë të barabartë në fytyrë dhe në qafë, duke mbrojtur zonën e syve. Te zona e syve mund të vendosni 2 feta kastraveci të freskët ose 2 bustina kamomil.

Pastaj shtrihuni dhe relaksohuni.

Maskën mbajeni për 10-15 minuta. Pastaj lajeni fytyrën dhe qafën me ujë të vakët dhe në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here