Dhuroni lëkurës suaj shkëlqim dhe ushqejeni atë me vitamina të shëndetshme duke e trajtuar me masken që do t’ju sugjerojmë më poshtë. Maska me avokado dhe të kuq veze do të rigjenerojë qelizat si dhe do t’i dhurojë shkelqim pigmentit të lëkurës.
Përbërësit:
2 lugë avokado të bërë pure
2 lugë mjaltë
1 të kuq veze.
Përgatitja;
Merrni avokadon, shperlajeni me ujë dhe hiqni lëkuren. Bëni pure avokadot dhe përzieni me dy lugë mjaltë të shkrira më parë në mikrovale, pasi t’i keni hedhur në një tas të gjithë përbërësit me radhë i përzieni mirë me mikser. Masken e përgatitur e vendosni në fytyrë dhe e lini të qëndrojë 15 minuta. Shperlani fytyren me ujë të vakët dhe pastaj me ujë të ftohtë. Lyeni fytyren me një krem hidratues për të ruajtuar sa më gjatë freskët dhe thatësiren e lëkurës e cila qëndron pothuajse gjithmonë e yndyrshme.