Përbërësi kryesor për këtë maskë fytyre është bamja. Mund t’ju duket e çuditshme, por kjo perime bën mrekulli për lëkurën tuaj.
Vetëm dy përbërës të vetëm, krejtësisht natyral që ushqejnë lëkurën tuaj në pak minuta dhe e lënë të butë pa më të voglën papërsosmëri.
Pa shpenzuar shumë në produkte të shtrenjta, kjo maskë rekomandohet për femrat që e kanë lëkurën e thatë me shenja rrudhash dhe probleme të tjera.
Receta për maskën, përbërësit:
1.Bamje
2.Ujë trëndafili
Udhëzime:
Vendosim 4-5 bamje në një blender
Shtojmë pak ujë trëndafili dhe e përziejmë deri sa të formohet një pastë e trashë.
Hidheni përzierjen e përftuar në një tas dhe aplikojeni maskën në fytyrë. Lëreni për 10 minuta dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë.