Ndërkohë që ngroheni dhe përpiqeni të gjeni çfarëdo lloj mënyre për ta shmangur të ftohtin, kujtohuni pak për lëkurën. A jeni kujdesur mjaftueshëm gjatë këtyre ditëve të ftohta? Nëse jo, aplikojeni tani maskën më poshtë. Bëhet me shumë pak përbërës që me siguri i keni në shtëpi dhe s`kërkon më shumë se 5 minuta nga koha juaj.
Përbërësit:
Lëngu i një portokalli
3 luge çaji kos
2 luge çaji mjalt
Pak lëkurë portokalli
Përgatitja:
Përzieni të gjithë përbërësit me njëri-tjetrin derisa të krijohet një masë homogjene. Lajeni fytyrën me ujë më parë dhe thajeni për ta bërë kështu gati për maskën e përgatitur. Kujdes zonën rreth syve, pasi duket ta shmangni gjatë aplikimit. Mbajeni për 20-25 minuta dhe pastaj shplajeni me ujë të vakët.
Maska rekomandohet të përdoret dy herë në javë dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës sidomos gjatë ditëve të ftohta kur më shumë se kurrë kemi nevojë për elasticitet./anabel