Kjo maskë e thjeshtë, që kombinon shafranin e Indisë me vaj kokosi, është e mrekullueshme për zbutjen e lëkurës. Andaj, e tëra që duhet të bëni është t’i ndiqni këta hapa të thjeshtë, për ta krijuar dhe për ta përdorur këtë maskë.
Shafrani i Indisë nuk përdoret vetëm për t’ua shtuar shijen ushqimeve, mirëpo edhe si produkt i kozmetikës. Shafrani i Indisë është i shkëlqyeshëm për zbutjen e lëkurës dhe, për më tepër, ju ndihmon edhe në mposhtjen e shenjave të plakjes. Shafrani i Indisë mund të kombinohet edhe me produkte tjera.
Përbërësit:
-1 lugë çaji pudër të shafranit të Indisë
-Gjysmë luge të çajit vaj kokosi (preferohet që vaji të jetë organik)
Procedura:
Përzieni që të dy produktet për ta krijuar një pastë të trashë. Përzierjen e fituar aplikojeni në lëkurë të fytyrës, duke e shmangur kontaktin me zonën e syve. Lëreni përzierjen që ta kryej punën e vetë për dhjetë minuta, para se ta pastroni fytyrën me ujë të vaktë. Nëse ju ka mbetur ndonjë shenjë me ngjyrë të verdhë, mos u merakosni, pasi që shenjat e tilla largohen në pastrimin e ardhshëm të fytyrës.
Përsëriteni këtë proces çdo natë para se të shkoni në gjumë ose çdo mëngjes para se të pastroheni dhe pa kaluar shumë kohë do t’i vëreni efektet pozitive.