Maska më e mirë e krijuar me karrotë

0
144

Karrotat janë ndër perimet që kanë shumë vitamina dhe mjaft vlera ushqyese.

Nuk janë të mira vetëm për organet e brendshme nga të cilat mund të vuajmë, por karrota është një ilac shumë i mirë edhe për lëkurën. Maskat me karrotë e ndihmojhnë lëkurën tuaj të jetë më e pastër, e butë dhe më e re.

Karrotat  mund t’i gjejmë nën të gjitha stinët e vitit prandaj nuk janë shumë të vështira për t’u gjendur. Të bësh një maskë në kushte shtëpie me karrotë për fytyrën është zgjidhja më e mirë jo vetëm për t’u kursyer para por dhe për t’u dukur bukur. Trajtimet në kushte shtëpie me karrotë ,do ju mundesojnë,  lëkurë më të hidratuar,disifektojnë dhe i japin ngjyrë lëkurës.

Ja si mund ta përgatisni maskën  me karrota në kushte shtëpie:

Lajeni me ujë të bollshëm një karrotë dhe ziejini për disa minuta. Pasi ta shikoni me një pirun se është zie, shtypeni mirë duke krjuar një pure të butë. Më pas shtojini një lugë vaj ulliri, ndërsa për ju që e keni lëkurën me shumë yndyrë shtoni vetëm gjysëm luge vaj. Hidhni disa pika lëng limoni, përziejini derisa masa që keni krijuar të mos jetë as shumë e trashë as e hollë.

Aplikojeni maskën në fytyrën tuaj të pastër dhe ne zonën e qafës , shmangni zonën e syve dhe të gojës. Mbajeni rreth 10-15 minuta dhe më pas shpërlarja duhet të bëhet me ujë të vakët.pasi ta lani aplikoni kremin tuaj të ftyrës që përdorni zakonisht. Dritare.net ju sugjeron ta aplikoni këtë maskë sepse është vërtet shumë efektive.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here