“Unë kam inat atë që është më i mirë se unë, sepse jam xheloz”
Dita e sotme ka qenë me biseda dhe debate të forta brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”.
Në një bisedë me Rogertin dhe Mirin, Artani është shprehur se ai merret me ata që dinë më shumë se ai.
Në një moment Rogerti e pyeti se kush është katërshja më e mirë dhe Artani u përgjigj:
“Bixhozgjiu, mashtruesi i femrave, është edhe ajo që ka ardhur për pushime 3 dhe armiku kryesor që kam këtu është Artan Kola, po më tradhtoi ai, ika unë”.
Pjesë nga biseda:
Artani: Me atë që nuk është në 5-shën time nuk merrem
Miri: Ti di më shumë se Stenaldo?
Artani: Unë merrem me atë që di më shumë se unë se e kam inat se është më i mirë se unë
Miri: Edhe Stenaldo e munde?
Artani: Unë kam inat atë që është më i mirë se unë, sepse jam xheloz. Them ça ka ky Miri më shumë se unë
Miri: Di më shumë
Artani: Po pra, ç’punë kam me Stenaldon. Unë dua të jem në katërshen më të mirë.
Miri: Unë them në quiz
Artani: Po them në lojë këtu unë
Rogerti: Kush është katërshja më e mirë?
Artani: Bixhozgjiu, mashtruesi i femrave, është edhe ajo që ka ardhur për pushime 3 dhe armiku kryesor që kam këtu është Artan Kola, po më tradhtoi ai, ika unë
Rogerti: Selin nuk është?
Artani: Ka mbaruar punë ajo.














































