Një furrë në komunën e Gjilanit është gjobitur me 1 mijë euro, pasi që kishte mashtruar me peshën e bukës që shisnin.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, Drejtoria e Inspekcionit ka bërë me dije se gjatë inspektimit ka gjetur se në këtë furrë, buka për të cilën deklaronin se është 500 gramë, në realitet peshon më pak.
Drejtoria e Inspekcionit siguron qytetarët që ankesat dhe kërkesat e tyre do të shqyrtohen me seriozitet të plotë. Mashtrimet të cilat janë në dëmin e qytetarit do t’i parandalojmë dhe nuk të ketë tolerime”, thuhet në njoftim.