Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) shpall thirrje për mbështetje financiare për pesë skema bursash për studentët e universiteteve publike në Kosovë dhe ato jashtë vendit, duke synuar mbështetjen e ekselencës akademike, përfshirjes dhe diversitetit.
Skemat e bursave1. Bursa për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian – 1,000 € për studentët që regjistrohen për herë të parë në vitin e parë (bachelor) në universitetet publike të Kosovës.
2. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli bachelor) – Deri në 5,000 € për studentët kosovarë që studiojnë në Top 100 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
3. Bursa për studimet jashtë vendit (niveli master) – Deri në 7,000 € për studentët që vijojnë studime master në Top 200 universitetet botërore sipas “Times Higher Education”.
4. Bursa për studentet në fushat STEM – 1,000 € në vit për vajzat/gra në programet e Shkencës, Teknologjisë, Inxhinierisë dhe Matematikës në universitetet publike të Kosovës.
5. Bursa elitare për studentët në universitetet publike – Për studentët e nivelit bachelor dhe master me mesatare së paku 9 (ose 8 për komunitetet Rom, Ashkali dhe Egjiptian), si dhe mbështetje për studentët me aftësi të kufizuara. Aplikimi bëhet vetëm përmes platformës e-Kosova.
Konkursi për të gjitha skemat është i hapur nga 3 tetor deri më 18 tetor 2025, ora 16:00. Listat e përfituesve do të publikohen në faqen zyrtare të MAShTI. Kandidatët kanë të drejtë ankese brenda 7 ditësh nga shpallja e rezultateve.
Dokumentet e nevojshme dhe kushtet për aplikim i gjeni në faqen e MASHT-it./Telegrafi/