MASHTI merr vendim për rishikim të kurrikulave për arsimin fillor dhe të mesëm të ulët

0
83
Foto: Arkiva

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat lëndore dhe programet mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9).

Raporti final dhe rekomandimet duhet të dorëzohen më së largu deri më 30 prill të këtij viti.

“Po fillojmë procesin e rishikimit të kurrikulave lëndore dhe programeve mësimore për arsimin fillor (klasat 1–5) dhe arsimin e mesëm të ulët (klasat 6–9). Me këtë proces të përditësimit dhe modernizimit në përputhje me Kornizën Kurrikulare dhe kurrikulat bërthamë, synojmë ngritjen e rezultateve të nxënësve, zhvillimin e kompetencave dhe shkathtësive të tyre”, ka shkruar ministrja në detyrë e MASHT-it, Arbërie Nagavci, në një postim në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se rishikimi i kurrikulave dhe programeve mësimore ka për qëllim rritjen e cilësisë së arsimit dhe harmonizimin me dokumente strategjike.

Procesi pritet të lehtësojë gjithashtu ngarkesën e fëmijëve dhe peshën e çantës.

“Ky proces do të mundësojë edhe zhvillimin dhe ofrimin e teksteve shkollore cilësore, burimeve të tjera mësimore që mbështesin procesin e të nxënit, lehtësimin e ngarkesës së fëmijëve dhe peshës së çantës. Mbesim të përkushtuar në avancimin e cilësisë së arsimit përmes politikave të qëndrueshme, zhvillimit të kurrikulave bashkëkohore dhe ofrimit të teksteve shkollore cilësore, me qëllim krijimin e një sistemi arsimor që i përgjigjet nevojave të nxënësve, mësimdhënësve dhe zhvillimit afatgjatë të shoqërisë sonë”, ka shtuar Nagavci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here