Studio ligjore e avokatit të njohur Besnik Berisha, “Besnik R. Berisha & Associates LLC”, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me një nga liderët në fushën e ndërtimit në Prizren, “Masari Construction shpk”, raporton Gazeta Sinjali.
Marrëveshja është zyrtarizuar sot dhe tashmë zyra e avokatit Berisha do të përfaqësojë këtë kompani, me qëllim ngritjen e nivelit të ligjshmërisë.
Kjo u bë e ditur nga avokati Berisha, përmes një postimi në Facebook.
Berisha u shpreh se ky partneritet reflekton besimin dhe përkushtimin e ndërsjellë për shërbim me nder e përgjegjësi.