Këngëtari i njohur kosovar mbrëmë i ka dhënë fund beqarisë.
Loki ka kurorëzuar dashurinë e tij me Eronita Bekën, me të cilën ishte fejuar muaj më parë larg syrit të mediave.
Një dasmë e madhe, madhështore, e organizuar deri në detalin më të vogël, ajo është mbajtur në ambientet e Klan Arena, teksa për argëtimin e të ftuarve është kujdesur Sinan Vllasaliu.
Të pranishëm në dasmën e Lokit ishte edhe ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, deputetët e Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, Besnik Tahiri e Time Kadriaj, kryetari i Deçanit Bashkim Ramosaj, ish deputetë, udhëheqësi i korporatës “Devolli”, Shkelqim Devolli, këngëtarë të shumtë, duke filluar nga Ramadan Krasniqi, Gili, Shkumbim Kryeziu, Vjollca Haxhiu, Ilir Berani, Vjollca Buça, Azem Lukaj e dhjetëra të tjerë të cilët kanë perfomuar këngë të ndryshme.
E sigurisht, dhuratat dhe befasitë nuk kanë munguar për çiftin./04 Online