Biznesmeni i njohur nga Hasi i Prizrenit, Kemajl Gegollaj i ka dhënë fund beqarisë.
Një dasmë e madhe mblodhi mbrëmë në Prizren emra të njohur të biznesit, politikës e showbizz-it. Gegollaj, i njohur për bizneset e tij në fushën e gastronomisë, ka kurorëzuar dashurinë mbrëmë me partneren e tij, Soljetën.
Në një ambient vërtetë të bukur me mbi 600 të ftuar, dasma e Kemës dhe Soljetës u zhvillua sipas traditave shqiptare.
Mes shumë këngëtarëve, performoi edhe këngëtari i mirënjohur i estradës shqiptare, Sabri Fejzullahu. Dasmës ju bashkangjitën edhe emra tjerë të estradës.
Ju kujtojmë se Gegollaj është duke u përgatitur për investimin më të madh në biznes, kësaj radhe jashtë Kosovës, përkatësisht në shtetin e Gjermanisë.
Çiftit i urojmë gjithë të mirat, u trashëgofshit./04 Online