Portieri i njohur i Argjentinës, Emiliano Martinez, ka bërë një deklaratë të bujshme lidhur me të ardhmen e tij në futbollin ndërkombëtar, shkruan 04 Online.
Kampioni i botës me “Albicelestët” tha se nëse Argjentina arrin ta mbrojë titullin në Kupën e Botës 2026, ai do të tërhiqet nga ekipi kombëtar.
“Nëse fitojmë dy Kupa Bote rresht, unë do të pensionohem nga futbolli ndërkombëtar, do të lë hapësirë për të rinjtë.” tha Martinez.
Argjentina tashmë ka siguruar pjesëmarrjen në Botërorin e ardhshëm dhe synon të bëhet ekipi i parë që mbron trofeun që nga Brazili në vitin 1962. Me një skuadër të fuqishme dhe një Martinez të motivuar në portë, ëndrra për një tjetër triumf është më e gjallë se kurrë!/04 Online