Superylli brazilian Neymar mund të rikthehet në futbollin europian, teksa Olympique de Marseille po shqyrton seriozisht transferimin e tij, raportojnë burime pranë Fichajes, shkruan 04 Online.
33-vjeçari, i cili aktualisht luan për Santosin në Brazil, shihet si përforcim i madh për klubin francez, që synon rikthimin në majat e futbollit kontinental. Neymar mbetet i njohur për ambicien dhe dëshirën për sfida të reja, me qëllimin për t’u përgatitur maksimalisht për Kupën e Botës 2026.
Marseille ofron një skenë të denjë për emra të mëdhenj, klub me histori të pasur dhe pjesëmarrje të rregullt në garat europiane. Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit janë të gatshëm të bëjnë përpjekje të mëdha financiare dhe sportive për të realizuar këtë lëvizje.
Edhe pse marrëveshja mbetet e ndërlikuar, motivimi personal i Neymarit shihet si faktori kryesor që mund ta bëjë realitet kalimin e tij në “Stade Vélodrome”./04 Online