Marrja e vaksinës parandalon sëmundjet e kancerit të qafës së mitrës

0
65
Foto: Ilustrim

Kanceri i qafës së mitrës është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit, dhe shkaktohet nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Ndërsa, marrja e vaksinës HPV kundër papilloma virusit (HPV) parandalon vet sëmundjen.

Valdet Hashani, drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) ka njoftuar se është zgjeruar grup-mosha për personat që mund të marrin këtë vaksinë.

“Një informacion shumë i mirë, i cili ka ardhë nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, respektivisht Ministria e Shëndetësisë, gama ose grup-mosha e dhënies së HPV vaksinës, tani me rekomandimet e institutit është zgjatur deri në 26 vjet, ndërsa nga mosha 26 vjeçare deri në 45 bëhet ekskluzivisht me rekomandim të mjekut, për shkak të indikacioneve që duhet të merren, e dini se HPV vaksina për herë të parë në Kosovë është aprovuar në vitin 2023, në tetor të vitit 2023 e ka aprovu Ministria e Shëndetësisë dhe në vitin 2024 në shkurt kemi filluar dhënien ose kampanjën e parë ose imunizimin e parë me vaksinën HPV që në atë kohë ka qenë vetëm për vajza dhe përqindja për vitin 2024 ka qenë 84 përqind që realisht ne kemi pritur rezistencë meqë në mentalitetin tonë si të ndahen për vajza dhe djem, mendohet se mos ka diçka, mirëpo në atë kohë ka qenë sepse nuk ka pasur sasi të mjaftueshme. Menjëherë në vitin 2025, Ministria e Shëndetësisë nëpërmjet Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare në nivel vendi e ka zgjeruar dhënien apo aplikimin e vaksinës HPV-së, për djem dhe për vajza, ku kalendari i vaksinimit i rregullti është 11-12 vjet që korrespondon me klasën e gjashtë të shkollës fillore dhe deri më tani ka qenë deri në moshën 21 vjeçare dhe në vitin 2025 kjo përqindje është rritur në 88%, që korrespondon për vajza 89, ndërsa për meshkuj 87, mesatarja 88 përqind që domethënë brenda një viti e kemi rritjen prej katër përqind, për shkak të emisioneve që pikërisht i bëni edhe ju edhe sensibilizimit nëpërmjet emisioneve, me qëllim që kjo vaksinë realisht e dinë tashmë popullata është vaksinë e cila e ndalon paraqitjen e kancerit të qafës së mitrës dhe jo vetëm, pasi që kjo HPV virusi manifestohet ose shkakton kanceret të ndryshme, e në veçanti kancerin e qafës së mitrës”, tha Hashani për EO.

Hashani, thotë se vaksinimi është metoda më e lirë dhe më e lehtë që të parandalohet kjo sëmundje.

“Në përgjithësi vaksinimi është metoda më e lirë dhe më e lehtë e cila parandalon paraqitjen e sëmundjes, vaksinat prej momentit kur janë paraqit në fillim të shekullit të kaluar kanë ulë mortalitetin në shkallë deri në 97 përqind kohët e fundit, andaj është mirë që rekomandimet të cilat vijnë nga profesionistë shëndetësor nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, institucione shëndetësore të Kosovës në nivel vendi, profesionistë shëndetësor të dëgjohen këto këshilla meqë kemi realisht edhe një problematikë, jo vetëm në nivel të Kosovës, tani kjo është vënë në problem global”, tha Hashani.

Drejtori Hashani, foli edhe për vaksinën kundër fruthit duke thënë se pavarësisht që ka rënie të marrjes së vaksinës së fruthit, kjo e fundit nuk lidhet aspak me shkaktim të autizimit, siç është paraqitur.

“Për shkak të rënies së vaksinës së fruthit, pikërisht për shkak të paraqitjeve joprofesionale të njerëzve të cilët e kontestojnë pak marrjen e kësaj vaksine dhe e lidhin shumë herë tani veç është bërë si dogmë që lidhet me autizëm që nuk ka asnjë lidhje dhe pikërisht për këtë ne kemi folur disa herë në emisione qoftë në studio apo në prononcime, meqë atij personit i cili e ka paraqitur këtë para 30 vjete iu ka marrë licenca, ai nuk punon si mjek, domethënë ka qenë komplet një dezinformim, keni parasysh para 60 vjete kur është paraqit vaksina, ne nuk kemi pasur autizëm dhe është marrë vaksina deri në 90 përqind, sot ka rënë vaksina në 70 përqind apo sa ka ra, ndërsa kemi autizëm, vet ky fakt kallxon që nuk ka lidhje vaksina e fruthit. Sigurisht ne kishim një takim në kuadër të QKMF-së dhe drejtorisë së Shëndetësisë, ku i thirrëm edhe gjithë shefat e njësive do të fillojë një kampanjë nëpërmjet UNICEF-it dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike me qëllim që të rrisim vaksinimin atë që e thatë, pra vaksina është ajo që preventon më shpejtë edhe kushton shumë lirë. Merrne parasysh sa kushton një trajtim i kancerit të gjirit te një grua ose një vajzë, një vaksinë e cila kushton më pak se një euro”, tha Hashani.

Sipas tij, marrja e vaksinës HPV nuk ka ndonjë efekt anësor, përpos që pacienti mund të ketë temperaturë siç ndodhë edhe me marrjen e vaksinave të tjera, por se gjithçka është kaluese.

“Realisht, vaksinat si çdo vaksinë tjetër mund të ketë dhimbje në vendin lokal ku aplikohet, zakonisht aplikohet në krahë, mirëpo dhënia e temperaturës ose dhimbja është disa orëshe ose brenda ditës të hjeket dhe asnjë kundërindikacion për marrjen e këtyre vaksinave nuk ka, domethënë prindërit nuk duhet të shqetësohen as për kundërindikacionet as për pasojat që mund të shkaktojë vaksina, meqë vaksinat nuk shkaktojnë pasoja, ato vetëm parandalojnë paraqitjen e sëmundjeve të cilat janë shumë të rrezikshme e në shumë raste po e zëmë edhe disa prej sëmundjeve mund të jenë edhe vdekjeprurëse”, tha Hashani.

Kanceri i qafës së mitrës, sipas OBSH-së, është lloji i katërt më i zakonshëm i kancerit te gratë, dhe më shumë se 95 për qind e rasteve shkaktohen nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme.

Në bazë të studimeve të bëra së voni nga organizata “Cancer Research”, me seli në Britani, vaksina HPV zvogëlon rastet e kancerit të qafës së mitrës për gati 90 për qind.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here