Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka gjetur punën e re dhe do bëhet drejtor i ri i futbollit te Red Bull.
Gjermani do të jetë drejtor i të gjithë projekteve te Red Bull, duke filluar nga skuadrat: RB Leipzig, RB Salzburg, RB Neë York dhe RB Bragantino, shkruan Indeksonline
Gazetari që dha këtë lajm është Florian Plettenberg, i cili thotë se Klopp këtë projekt do ta marrë nga janari i vitit 2025.
I njëjti burim thotë se Klopp do të jetë këshilltari kryesor në të gjitha klubet e lartpërmendura, për çështjen që e lidhin skuadrat me trajnerët, mënyren e lojës, filozofitë e klubit, tregun e transferimeve dhe shumë gjëra tjera.
Në këtë marrëveshje raportohet se Klopp do ta ketë një klauzolë që lejon atë të largohet vetëm për Kombëtaren e Gjermanisë, nëse largohet trajneri Julian Nagelsmann.