Gabriel Escobar, i dërguari i Posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë duhet ta ruaj sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës.
Escobar ka shtuar se ai po ashtu shpreson për bisedime të mira, transmeton lajmi.net.
“Ne duam të kemi bisedime produktive nesër dhe po shpresojmë se të dyja palët mund të arrijnë një marrëveshje e cila ruan sovranitetin dhe pavarësinë e Kosovës dhe gjithashtu parandalon dhunën. Kështu që po shpresojmë për bisedime të mira. Faleminderit shumë!”, ka thënë Escobar për Kanal10.
Duhet kujtuar se kryeministri i Kosovës Albin Kurti gjatë ditës së sotme, është takuar me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.