Njohësi i çështjeve politke, Dorajet Imeri thotë se takimi i 14 shtatorit mes Kurtit e Vuçiqit është për dakordimin e Brukselit e atë të Ohrit.
Imeri një një prononcim për GazetaBlic thotë se implemtimi i tillë është minimal, por sipas tij, BE dhe SHBA-të do të bëjën presion për atë çështje.
Sipas tij, do të flitet edhe situata në veri të Kosovës ku siç e cek do të kërkohet largimi i kryetarëve aktual dhe mbajtja e zgjedhjeve.
“Ky takim është vazhdën e përpjekjeve të ndërmjetësuesve, për të prodhuar një zgjidhje që do të ishte e nevojshme për vijimin e normalizimit të marrdhënive mes Kosovës dhe Serbisë, më saktë për të implementuar dakordimin që është arritur në Bruksel, e pastaj në Ohër”, tha Imeri.
“Mundësia që të ketë progres në këtë aspekt janë minimale, por Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të provojnë që shtrijnë ndikimin e tyre edhe përmes presionit, duke kërkuar nga palët shtensionim të situatës të çdo forme dhe ndoshta një marrëveshje politike për largimin e kryetarëve aktual të komunave dhe mbajtjen sa më parë të zgjedhjeve në veri të Kosovës”, shtoi tutje Imeri.
Sipas Imerit, në atë takim,kryeministri Kurti provon që ta paraqes idenë se para vitit 2024, më saktë gjatë atij viti, duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qendër njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë.
“Duke e ditur që çdo vonesë në mbajtjen e zgjedhjeve, do të përcaktojë edhe dinamikën e marrëveshjes. Unë konsiderojë që kjo do të jetë pritshmëria reale. Në anën tjetër, kryeministri Kurti provon që ta paraqes idenë se para vitit 2024, më saktë gjatë atij viti, duhet të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse me qendër njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë”, tha Imeri.
“Kosova do të provojë që të zvogolojë intervalin kohor prej 10 vitesh, që ka pas të zbatohet marrëveshja Kosovë-Serbi në një tepër më të shkurtër, natyrisht kjo nëse do të arrihej do të ishte e jashtëzakonshme. Kjo varet edhe nga qendrimet e palës serbe, por edhe të negociatorëve sa ata janë të gatshëm që t’i përafrojnë palët drejt një marrëveshjeje të tillë”, përfundon ai për GazetaBlic.