Marrëveshja me MCC-në pritet të ratifikohet sot në Kuvend

0
237

Përfaqësuesit e Kosovës dhe ata të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC), kanë nënshkruar në Washington Programin e ri Kompakt, i cili pritet të forcojë pavarësinë energjetike të Kosovës dhe në të njëjtën kohë t’i kursejë shtetit miliona euro në vit.

Kryeministri Kurti ka bërë të ditur se kjo marrëveshje pritet që sot të ratifikohet në Kuvendin e Kosovës.

Kuvendi do të mblidhet prej orës 10:00 në seancë të re plenare dhe përkundër se tashmë rendi i ditës është përcaktuar, mund të ndryshohet me propozimin e deputetëve para se i njëjti të miratohet.

“Kjo marrëveshje do t’i prezantohet edhe Kuvendit të enjten për ratifikim. Fatkeqësisht nuk do të jemi prezent kur edhe opozita do ta mbështesë këtë marrëveshje”, u shpreh Kurti.

Programi Kompakt është në vlerë të përgjithshme prej 236.7 milionë dollarësh dhe përqendrohet në projekte të energjisë.

Partitë opozitare gjatë ditës së mëkurë deklaruan se do të mbështesin marrëveshjen me MCC që do të thotë se ratifikimi nuk do të vihet në diskutim.

Parlamenti ratifikon marrëveshjet ndërkombëtare me votat e dy të tretave (2/3) e të gjithë deputetëve./Telegrafi/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here