Kombëtarja e Marokut duket se është në top formë edhe pas botërorit “Qatar 2022”.
Vendi i katërt në kompeticionin më të rëndësishëm në botë, duket se po e motivon edhe më tutje kombëtaren afrikane.
Mbrëmjen e së shtunës, Maroku e mposhti Brazilin me rezultat 2:1.
Sofiane Boufal, i kaloi në epërsi marokenët në minutën e 29-të.
Casemiro e barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 67-të.
Por, skuadra e Walid Regragui, nuk u pajtua me humbjen.
Abdelhamid Sabiri në minutën e 79-të, e realizoi golin e fitores për Marokun.
Kjo ishte fitorja e parë e tyre kundër Brazilit.