Maresca tregon arsyen pse nuk e ka përfshirë Palmer, Lavia dhe Fofanan në listën e Conference League

0
115

Javën e kaluar skuadra e Chelsea ka publikuar listën me futbollistët që do të luajnë në Conference Leageu.

Tifozët janë befasuar kur në list nuk kanë parë emrat e Cole Palmer, Romeo Lavia, Wesley Fofana, shkruan IndeksOnline.

Mungesën e tyre e ka arsyetuar trajneri i Chelseas, Enzo Maresca, i cili ka thënë se ata janë lënë jashtë skuadrës për tu mbrojtur.

“Arsyeja pse Cole Palmer, Romeo Lavia, Wesley Fofana janë jashtë skuadrës së Conference League është sepse ne përpiqemi t’i mbrojmë ata. Cole është fit, ai është mirë. Ne jemi të lumtur me mënyrën se si ai është.”, ka deklaruar Maresca.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here