Ministri i Mbrojtës, Ejup Maqedonci ka thënë se presin që gjatë vitit 2025 një pjesë të sistemit Javelin, të blerë në ShBA t’i kenë në Kosovë.
Ai ka thënë një nga bisedat gjatë vizitës që do ta ketë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në janar do të jetë edhe çështja e ardhjes së sistemit Javelin.
“Unë do të kem një vizitë në SHBA gjatë muajin janar, normalisht që është planifikuar më herët dhe nuk ndërlidhjet me fushatë, por do të jetë një vizitë shumë e rëndësishme, ku do të diskutojmë mundësinë që këto sisteme, një pjesë të paktën t’i kemi gjatë vitit 2025 dhe besojë në këtë”, ka thënë Maqedonci.
Maqedonci ka thënë se kërkesë për ardhjen e tyre ka bërë edhe komandanti i FSK-së me gjeneralët amerikanë.