Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka mirëpritur vendimin e Asamblesë së Përgjithshme të NATO-së për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.
Maqedonci ka thënë se me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO.
“Nga sot me vendim të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka statusin e anëtarit të asociuar të NATO-s. Pra nga tani, Kosova do të ketë të drejtë propozimi e komentimi të çdo procesi apo dokumenti që trajtohet nga Asambleja e NATO-s. Me këtë vendim Kosova është vetëm një hap larg anëtarësimit me të drejta të plota në NATO, gjë që sigurisht se do të ndikoj në stabilizimin e Ballkanit”, ka shkruar Maqedonci në Facebook.
Shumica e vendeve votuan për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera abstenuan, në takimin e Asamblesë, që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.