Manipulimi me vota – grupi i dytë nën hetim, Policia dhe Prokuroria po intervistojnë të dyshuarit e radhës në Prizren

0
116

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, si dhe me Drejtorinë Rajonale të Policisë në Prizren, po vazhdon hetimet e zgjeruara lidhur me grupin e dytë të personave të dyshuar në Prizren.

Hetimet janë ndërmarrë pas pranimit të informatave publike që lidhen me procesin e rinumërimit të rezultateve të votimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), përkatësisht në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN) në Prizren.

Sipas Prokurorisë, dyshimet kanë të bëjnë me kryerjen e veprave penale nga Kapitulli XVIII i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, që ndërlidhen me shkeljen e të drejtave të votimit, si dhe nga Kapitulli XXXIII, që përfshin korrupsionin zyrtar dhe veprat penale kundër detyrës zyrtare.

Duke marrë parasysh interesimin e madh të mediave dhe opinionit publik, Prokuroria Themelore në Prizren ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme, pas përfundimit të intervistimit të të dyshuarve në polici, do të publikohet një komunikatë shtesë me informacione mbi veprimet dhe zhvillimet e mëtejme hetimore.

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=1199254405748149&set=a.213313687675564&type=3&ref=embed_post

Gazeta Sinjali ka raportuar në mëngjes se priten zhvillime të reja sa i përket procesit të manipulimit të votave në Prizren.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here